Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën për media, ku zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, kanë votuar 558 246 votues. Elezi u shpreh se procesi i votimit ka vijuar pa probleme.

Valmir Elezi: Ju njoftojmë se procesi zgjedhor po vazhdon pa probleme. Në rastet kur është paraqitur ndonjë paqartësi KQZ ka ndërhyrë për të ndërmarë hapat e duhur për procesin e votmit. Duke u mbështetur në të dhënat nga 2312 vendvotimi nga 2533 të dhënat janë nga 91.21% e vendvotimeve deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32%, apo 558 246 votues nga 1 970 944.

Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit kishin votuar 32.32%, apo 567 934 votues. Të dhënat e detajuara për çdo komunë i gjeni në webfaqen e KQZ, që mund t’i referoheni.

Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme./tvklan.al