Kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar ditën e sotme në orën 09:45 në Prishtinë.
Pas votimit, Kryeministri Kurti ka falenderuar qytetarët që kanë votuar dhe inkurajon çdonjërin që të votojë duke ju thënë se ata do të vendosin për 4 vitet e ardhshme.
Albin Kurti: Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. I falenderoj qytetarët që kanë votuar dhe inkurajoj çdonjërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese!
Duke qenë se ka pasur prani të shumtë të mediave, Kryeministri Kurti e ka dhënë këtë mesazh në 3 gjuhë, në shqip, anglisht dhe serbisht./tvklan.al