Me gruan dhe fëmijët në krah e mijëra simpatizantë që e mbështetin…
Kandidati për kryeministër nga koalicioni midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës dhe të tjerëve, Ramush Haradinaj, u mirëprit e brohorit nga shumë përkrahës të tij në kryeqendrën e Dukagjinit.
Në Pejë, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore 1-mujore, ai premtoi se do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e jo si qeveria aktuale që po i shpërfill ata.
/KlanKosova