Flutura Skënderi nuk do të jap më vendime në emër të drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar nga detyra Gjyqtaren e Apelit të Tiranës.
Dy ditë më parë gjyqtaria Skënderi doli para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe nga hetimi i 3 kritereve, pastërtia e figurës, aftësitë profesionale dhe pasuria, ka shfaqur probleme me këtë të fundit dhe për pastërtinë e figurës.
Gjyqtaria Skënderi nuk justifikonte nga të ardhurat 2.8 milionë lekë. Po ashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi konflikt interesi me 2 çështje gjyqësore.
Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ajo është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku edhe e ushtronte aktualisht funksionin e gjyqtares.
Klan Plus