SHORTI
Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu.
Grubi B: Zvicër, Suedia, Slloveni, Kosova.
Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia, Bjellorusia.
Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhan.
Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia, Gjeorgji, Bullgaria.
Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlanda, Armenia.
Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania, Malta.
Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja, Qipro, San Marino.
Grupi I: Humbësja e Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael, Moldavia.
Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtejn.
Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra.
Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki, Mali i Zi, Gjibraltar.
Bilanci i Shqipërisë me kundërshtarët e grupit
Kombëtarja shqiptare mësoi kundërshtarët e grupit, në kualifikueset e Botërorit 2026. Goglat nuk sollën fat për kuqezinjtë, që do të jenë pjesë e Grupit K, me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Sa i përket bilancit me rivalët e grupit, me Anglinë jemi përballur gashtë herë dhe kemi gjatë humbje. Vetëm një gol të shënuar ndaj anglezëve… LEXO MË SHUMË
Duka: I vetmi grup që nuk doja
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Klan News, pas shortit të kualifikueseve të Botërorit, që vendosi Shqipërinë në Grupin K, me Serbinë, Anglinë, Andorrën dhe Letoninë.
Duka tha se ky ishte grupi i vetëm nuk dëshironte që të ishte Shqipëria, ndërsa u shpreh se nuk është shumë i lumtur… LEXO MË SHUMË
Silvinjo: Shqipëria në grup të fortë, çdo garë do të jetë finale
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka reaguar pas shortit të kualifikueseve të Botërorit, që vendosi Shqipërinë në Grupin K, me Serbinë, Anglinë, Andorrën dhe Letoninë.
Në një lidhje direkte për Klan News, trajneri Silvinjo është shprehur se për ne çdo garë duhet të jetë si një finale teksa ka shtuar se duhet të gabojmë sa më pak që të shkojmë përpara… LEXO MË SHUMË
Aliaj: Nuk ekziston paqja mes shqiptarisë dhe serbëve
Ish-futbollisti i Kombëtares, Adrian Aliaj, komentoi në Klan News, grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, që vendosi kuqezinjtë përballë Serbisë, Anglisë, Letonisë dhe Andorrës.
Ndër të tjera, Alija tha se nuk ekziston paqe mes shqiptarisë dhe serbëve, duke shtuar më tej se është absurde të flasësh për një kualifikim në Botëror në këtë grup… LEXO MË SHUMË
Nis ceremonia e shortit:
Ka nisur ceremonia për shortin e kualifikuesve të Botërorit. Fillimisht do të përcaktohen grupet për kombëtaret e vazove të para. Kujtojmë se Shqipëria është në vazon e tretë.
Qytetet e Botërorit:
Ndeshjet do të zhvillohen në 16 qytete, në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
SHBA me 11 qytete: Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, New York, Philadelphia, San Francisco, Seattle.
Meksia me 3 qytete: Guadalajara, Mexico City, Monterrey.
Kanadaja me 2 qytete: Toronto, Vancouver.
Finalja do të mbahet në New York më 19 Korrik 2026.
Fjala e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin:
“Mirësevini në short. Nis një kapitull i ri për këtë kompeticion. Pasioni i tifozëve dhe talenti i lojtarëve të rinj, do e bëjnë më të veçantë këtë turne.”
Kalendari:
-Shorti më 13 Dhjetor.
-Ndeshjet e fazës së grupeve nisin në muajin Mars 2025 dhe përfundojnë në muajin Nëntor të këtij viti.
-Botërori do të zhvillohet nga 11 Qershori deri më 19 Korrik, në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ekskluzivisht në Klan News
Shortin mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan News, me moderator Alban Xhihanin, trajnerin e Shqipërisë U-21 Alban Bushi dhe gazetarin Endrit Sauku. Për ata që nuk kanë mundësinë ta ndjekin, tvklan.al ju sjell gjithçka në kohë reale në këtë raportim live.
Kualifikueset e Botërorit, Shqipëria sfidon Serbinë dhe Anglinë. Kompletohen grupet
/tvklan.al