Dollari amerikan shënoi nivelet më të ulëta që prej një muaji ndaj monedhës së përbashkët europiane, pasi një rritje surprizë në çmimet e konsumit të Shteteve të Bashkuara çoi në rënien e indekseve të tregjeve aksionere nju jorkeze.
Një situatë e tillë ka shkaktuar nervozizëm tek investitorët, të cilët ende janë të pasigurtë mbi rritjen e ekonomisë amerikane e tashmë po fokusohen më tepër në problemet e saj strukturore.
Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.3 dollarë.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, leku është vlerësuar kundrejt dy monedhave kryesore botërore, euros dhe dollarit amerikan./tvklan.al