Duhet bashkëpunim me aleatët para situatës së pritshme elektorale. Kështu është shprehur në takim me degën socialdemokrate në Vlorë kryetari i kësaj partie Skënder Gjinushi. Gjinushi ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike Berisha. Duke ndalur te propozimi që vjen nga PD për të pasur Berishën si kryeministër në rast fitore, Gjinushi është shprehur se kreu i opozitës është i paaftë për një pozicion të tillë.
Skënder Gjinushi: “Në qoftë se ai nuk bën për president, për kryeministër nuk bën fare, pasi ekzekutivi është një vend ku duhet të punosh përditë duhet të marrësh vendime përditë, duhet të kesh aftësi organizative dhe e vetmja gjë kryesore që i mungon Saliut është që Saliu s’di të organizojë as veten jo më një qeveri. Ndërsa si president është pak më lehtë, se presidenti nuk merr pjesë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të vendit në kuptimin që nuk është ekzekutivi. Tashmë ne jemi ende në negocime me Partinë Socialiste për të dyja këto çështje kryesore pra përgatitijen e zgjedhjeve dhe si do të hyhet në zgjedhjet e 2005-ës për të cilat duhet konkluduar absolutisht brenda janarit se pastaj çdo parti do të bëjë llogaritë e veta, do të bëjë planin e vet, strategjinë e vet dhe së dyti imazhin.”
Partia jonë është një forcë e tretë politike në vend e cila është gjithmonë në rritje dhe jo në tkurrje me gjithë thashethemet, sulmet, diversionet, madje dhe në parti ku jemi përballur me fushata të ndryshme ka siguruar kreu i Partisë Socialdemokrate Gjinushi. /tvklan.al