Gjyqësorit shqiptar i duhen ende shumë ndryshime për të arritur në nivelin e duhur institucional. Në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti Alfred Moisiu ka analizuar disa nga momentet e problematikës së drejtësisë në mbledhjen e radhës në Konferencën gjyqësore kombëtare. Duke konstatuar se gjyqësori shfaq dendur abuzime dhe akte korruptive si dhe mungesë të etikës dhe profesionalizmit, Presidenti ka paralajmëruar masa nga KLD për largimin e elementëve të tillë.
Alfred Moisiu: “Të distancoheni prej tyre dhe do t’u ftoja për një bashkëpunim më të ngushtë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë për largimin nga radhët e gjyqtarëve, e të gjithë atyre individëve që deskreditojnë institucionin e dhënies së drejtësisë. Procesi i pavarsisë së plotë të drejtësisë dhe i mbylljes përfundimtare të derës për politikën duhet të çohet deri në fund.”
E duke ndalur te pavarsia e drejtësisë, Moisiu ka kritikuar dhe ekzekutivin si dhe qeverisjen që po bëjnë presione financiare mbi pushtetin gjyqësor.
Alfred Moisiu: “Nuk mund të pranohen sigurisht rastet flagrante të presionit politik nëpërmjet bllokimit të rrogave dhe buxhetit të shtetit për gjyqësorin. Një veprim i tillë cënon pavarsinë e gjyqësorit dhe bie ndesh me kushtetutën. Është e papranueshme gjendja në të cilën ushtrojnë aktivitetin e tyre një pjesë e gjykatave, përfshirë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda.”
Kreu i shtetit ka cilësuar se duhen analiza më konkrete për të mos përdorur më metodat e fajësisë kolektive ku përfitojnë fajtorët. Në kkonferencë kanë përshëndetur dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Marcie Ries dhe amabasadori i delegacionit të Komisionit Evropian Salzmann. Duke vlerësuar disa aspekte të punës së drejtësisë shqiptare, ata janë ndalur me tej te çështja e korrupsionit në sistemin gjyqësor. /tvklan.al