Krijimi i vendeve të reja të punës si dhe vlerësimi i njerëzve që punojnë janë dy drejtimet kryesore ku mbështet programi ynë që do të vihet në jetë kur të vijmë në pushtet. Gjatë prezantimit kandidatit të Partisë Demokratike në zonën e “Kombinatit”, zotit Bujar Nishani, lideri i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se shqiptarët në 3 korrik do të votojnë ndryshimin dhe jo për karrigen e personave të veçantë. 

Sali Berisha: “Shqiptarët kanë firmosur ndryshimin sepse duan punë, sepse duan që të mos shpërdorohen taksat e tyre, sepse duan që fëmijët e tyre të shkojnë në shkolla të rregullta dhe moderne, sepse duan që vendi i tyre të integrohet në Evrope. Këto premtojmë ne në programin tonë, për këtë zotohemi ne. Fitorja jonë është e sigurt le të punojmë për ta thelluar atë.” 

Sipas Berishës, në programin e Partisë Demokratike arsimi është parë me prioritet, duke qenë zëri i parë në shpenzimet e buxhetit të shtetit. Po sot Berisha është shprehur përpara gazetarëve për votimi e anëtarëve të kryesisë të Partisë Demokratike. Ai ka deklaruar se vlerëson kontributin e bashkëpunëtoreve të tij, të cilët nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme për të qenë pjesë e kësaj kryesie 

Sali Berisha: “Vlerësoj me shumë mirënjohje kontributin që ata kanë dhe se jam i vendosur të bashkëpunoj ngushtë me ta për këtë betejë për fitoren e madhe të Partisë Demokratike dhe opozitës dhe qeverisë të ardhshme të vendit.”/tvklan.al 

Gazetare: Elja Zotka