Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 10 Gusht 2024

Rreth 500 vatra zjarri këtë verë në Shqipëri. 3 viktima dhe 20 mijë hektarë tokë e djegur

500 vatra zjarri ka shënuar deri tani kjo verë në vendin tonë, të ndihmuara edhe nga i nxehti. 3 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 20 mijë hektarë janë shkrumbuar. Numrin më të madh të vatrave e ka pasur Vlora, Shkodra, Fieri e Gjirokastra.

“Qyteti i luleve” tërheq mbi 100 mijë vizitorë. Më të kërkuarat në Permet, lumi i Vjosës dhe Bënja

Mbi 100 mijë vizitorë ka numëruar këtë vit Përmeti, një qytetet më të kërkuara të juglindjes për vizitorët vendas dhe të huaj. Në çdo fshat gjen nga një bujtinë ku më të frekuentuara janë banjat termale të Bënjës dhe lumi i Vjosës.

“The Times”: Shqipëria,  këndi i pazbuluar i Mesdheut me surpriza dhe shtigje përrallore

Gazeta e njohur britanike “The Times” i kushton vëmendje turizmit shqiptar duke e quajtur vendin tonë një kënd ende të pazbuluar të Mesdheut. Veçohet bregdeti i jugut, por edhe shtigjet që ofrojnë një panoramë unike për ecje në këmbë.

Vera rriti rastet me infeksione respiratore. Mjekët: 90% janë covid me simptoma të lehta

Ashtu si në të gjithë Europën, edhe në Shqipëri, kjo verë shënoi një rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratorë që janë të zakonshme për dimrin. Mjekët thonë se në 90% të rasteve, të prekurit janë me covid, por që e kalojnë me simptoma të lehta.

Tjetër masakër në Gaza, rreth 100 të vrarë. Izraeli: Ishte bazë ekstremistësh. Hamasi: Strehë refugjatësh

Afro 100 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një sulm ajror i ushtrisë izraelite në Gaza. Tel Avivi tha se goditi një bazë ekstremistësh ndërsa sipas Hamasit ajo ishte një shkollë që strehonte të shpërngulurit e luftës.

/tvklan.al