Spiker: Reis Çiço

Headlines 24 Shkurt 2025

Politika i rikthehet çështjes së kufirit detar me Greqinë. Rama: Pres të ulem me Athinën. Berisha: Gati të gjej zgjidhje

Në një intervistë për mediat greke, kryeministri Rama deklaron se pret të ulet me qeverinë e Athinës për të gjetur zgjidhje për kufirin detar. Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është gati për të diskutuar për një zgjidhje.

Veliaj: Prokurori më tha “ndyrësirë”. GJKKO e përgënjeshtron dhe publikon procesverbalin

Erion Veliaj akuzon prokurorin e çështjes se e quajti “ndyrësirë” gjate seancës per vlerësimin e masës se sigurisë, duke publikuar nje dokument te gjyqit. Por Gjykata e Posaçme dhe SPAK e përgënjeshtrojnë duke publikuar procesverbalin e seancës.

SPAK përgjon disa gjyqtarë të Kushtetueses? GJK nis kërkesë zyrtare: Na informoni nëse po na hetoni

Gjykata Kushtetuese i kerkon zyrtarisht SPAK-ut informacion nese ka vene nen pergjim anetare te saj nen dyshimin se kane pasur nderhyrje per ceshtje te caktuara. Kryetarja Zaçaj thote se nga asnje gjyqtar nuk ka pasur raportime per nderhyrje.

43 parti kërkojnë të garojnë në 11 maj. KQZ regjistron 15 forcat e para politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistorn 15 partitë e para politike qe do te garojne ne zgjedhjet e 11 majit. Deri tani, 43 subjekte kane bere kerkese, nderkohe qe afati per dorezimin e tyre perfundon kete te marte.

Zona e ish-Bllokut në Tiranë do të kthehet shumë shpejt në një zonë me prioritet vetëm për këmbësorët.

Projekti parashikon që të ndryshojë lëvizja e automjeteve dhe mënyra e parkimeve në këtë zonë.

Liderët europianë bëhen bashkë për Ukrainën. Rama: Zgjidhja nuk është ushtarake, por politike.

Liderët e Europës bëhen bashkë për të diskutuar mbi fatin e Ukrainës pas shmangies së tyre nga negociatat Uashington – Moskë. Von der Leyen deklaron se kriza nuk rrezikon vetëm Ukrainën. Rama thotë se zgjidhja nuk mund të jetë ushtarake, por politike.

/tvklan.al