Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 12 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headline 12 Janar 2024
Rama: Drejtësia foli, im vëlla u bë “mish për top”. Katrani fabrikon akuza për mua prej çerekshekulli
Kryeministri Rama reagon për herë të parë pasi SPAK mbylli hetimet për vëllain e tij për Xibrakën. Rama thotë se familja e tij u përdor si “mish për top” për të goditur atë, por shton se akuzuesit do të përballen tani në gjykatë për shpifjen e bërë.
Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Nuk u dha përgjigje 7 pyetjeve për vëllain
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ka reaguar kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Ai thotë se Rama nuk u dha përgjigje 7 pyetjeve që vërtetojnë se SPAK nuk hetoi për përfshirjen e Olsi Ramës në Xibrakë.
Vendi përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore. Bllokohet bajpasi i Murrizit, përmbytet sërish Vlora
I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq këtë të diel. Në veri dhe juglindje reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe furnizimin me energji. Në Dibër dëbora ka bllokuar bajpasin e Murrizit, ndërsa Vlorë ka probleme me përmbytjet
Shpërthim tritoli në derën e marketit, autori: Porosinë e mora nga burgu
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi natën e kaluar në një market në zonën e Thethit i cili shkaktoi vetëm dëme materiale. Policia vuri në pranga një 39-vjeçar të dyshuar si autor të ngjarjes i cili ka deklaruar se porosinë e mori nga burgu.
BBC, jehonë Shqipërisë turistike. Vendi po fiton kohën e humbur me investime të shumta
Rrjeti prestigjioz britanik BBC i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë turistike që sipas saj po përjeton një bum zhvillimi vitet e fundit. Në një reportazh të bërë në vendin tonë thuhet se Shqipëria po fiton kohën e humbur me anë të këtij sektori.
Zjarret në Los Angeles, 16 viktima dhe shumë të zhdukur. Flakët mbeten jashtë kontrollit
Arrin në 16 numri i viktimave nga zjarret në veri të Los Anxhelesit ndërsa shumë persona konsiderohen të zhdukur. Vatrat e mëdha kanë hyrë në ditën e 6-të. Ato janë ende jashtë kontrollit dhe rrezikojnë të tjera zona të banuara.
/tvklan.al