Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 12 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 12 Shkurt 2025

Erion Veliaj 6 orë para Gjykatës për masën e sigurisë. Mbështetës të shumtë mblidhen në GJKKO
Kryetari i Bashkise se Tiranes del para Gjykates se Posacme per t’u njohur me masen e sigurise, se bashku me bashkeshorten dhe 6 biznesmene. Qytetare e simpatizante te shumte mblidhen para GJKKO ne mbeshtetje te tij.

Rama: S’ka prova në Romanin 400 faqësh për Veliajn. Nuk mund të goditet demokracia në emër të anti-korrupsionit
Kryetari i Bashkise se Tiranes del para Gjykates se Posacme per t’u njohur me masen e sigurise, se bashku me bashkeshorten dhe 6 biznesmene. Qytetare e simpatizante te shumte mblidhen para GJKKO ne mbeshtetje te tij.

Berisha: Rama, në Pazar me Dumanin për Veliajn. Duhet një reformë e pavarur në drejtësi
Por kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha e akuzon kryeministrin Rama per pazar me kreun e SPAK-ut per arrestimi ne Veliajt. Berisha riperserit se eshte gati per nje reforme te pavarur drejtesi, me ndihmen e nderkombetareve.

INSTAT: Popullësia në 5 qarqe po zvogëlohet. Korça në krye, ka më shumë vdekje se lindje
Popullsia po zvogelohet ne pese qarqe te Shqiperise. Instituti i Statistikave raporton se ne Korçe, Vlore, Berat, Gjirokaster e Fier numri i vdekjeve është më i madh se lindjet. Ne 7 qarqe te tjera, me ne krye Tiranen, popullsia po njeh rritje.

Zgjedhjet në Kosovë , vijon numërimi i votave. BE e NATO: Duam sa më shpejt një qeveri stabël
Ne Kosove vijon numerimi i votave te zgjedhjeve te se dieles. Por Bashkimi Evropian edhe NATO bejne thirrje per formimin sa me pare te nje qeverie koalicioni, sa me te qendrueshme, teksa asnje force politike nuk arrin dot te qeverise e vetme.

Trump, 90 minuta telefonatë me Putin: Bisedë produktive, gati negociatat për fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Presidenti amerikan Donald Tramp dhe ai rus Vladimir Putin folën të mërkurën për rreth 90 minuta në telefon. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi bisedën shumë produktive, ndërsa tha se shumë shpejt do të fillojnë negociatat për fundin e luftës në Ukrainë.

Kombëtarja e skive në garat e botërorit. Shqipëria përfaqësohet nga Lara Colturi e Deni Xhepën
Skiatorët e kombëtares shqiptare i janë bashkuar Botërorin që po mbahet në Salbah të Austrisë. Nënkampionia e botës, Lara Kolturi do të zhvillojë nesër garën e slalomit gjigand dhe më pas do të garojë edhe Deni Xhepa.