Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 18 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 18 Mars 2025
Rama: Antarësimi në BE me mua, brenda 2030. Me të tjerët do prisni kushedi sa vjet te tjetra
Kryeministri Rama deklaron se Shqiperine ne BE mund ta fuse vetëm ai, pasi ne te kundert shqiptaret duhet te presin edhe shume vite. Ai thote se zgjedhjet e 11 majit nuk janë një garë mes partive, por për të përcaktuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Komisioni i jashtëm PE vlerëson progresin e Shqipërisë: Hapa përpara edhe në politikën e jashtme
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian vlereson progresin e Shqipërisë ne rrugën e integrimit dhe ne veçanti edhe përparimin ne Politiken e jashtme, por thotë se po sheh me vëmendje zgjedhjet dhe rezultatet e reformës ne drejtësi
Kredi me 2% interes për bujqësinë. 10 vjet pa taksa për ata që përfitojnë nga paketa e maleve
Prezantohen nismat e qeverise për mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizmin. Sipas tyre, fermerët mund të marrin kredi të butë me 2% interes, ndërsa 500 të parët që do të përfitojnë nga “Paketa e maleve” nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet.
Breshëri plumbash një depoje farmaceutike gjatë natës në Tiranë. Vetëm dëme materiale
Një depo farmaceutike, në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë” u qellua gjate natës me breshëri automatiku nga një makine ne ecje. Plumbat ranë në fasadën e ndërtesës dhe shkaktuan vetëm dëme materiale.
Një 7-vjeçare në koma nga sfida në TikTok. NyTimes: Dëshmi se ky aplikacion ka mungesë sigurie
Një vajzë 7-vjeçare rrezikoi jetën, pasi duke ndjekur një sfidë në TikTok, pësoi djegie të renda dhe qëndroi 3 ditë në koma. Nju Jork Post shkruan se rasti është dëshmi e mungesës së sigurisë nga përdorimi i këtij rrjeti social prej fëmijëve.
Trump flet sot me Putin për Ukrainën: Dakord për shumë gjëra por ka ende për të biseduar
E gjithë bota është sot në pritje të bisedës telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, për fundin e luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan tha se për shumë detaje është rënë dakord, por ka ende disa pika kyçe për diskutim.
Kuqezinjtë kërkojnë pikë në Wembley. Asllani e Bajrami: Japim maksimumin
Kuqezinjtë kanë besim se do të arrijnë rezultat pozitiv ndaj Anglisë në ndeshjen që do të luhet të premten në Londër për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Asllani e Bajrami thonë se të gjithë do të japin maksimumin për të marrë pikë në Uembli.