Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 17 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 17 Mars 2025
Rama: Më 11 maj, fitore me notën 10. Llogaria e vetme që vjen, ajo me të shkuarën e të ardhmen
Kryeministri Rama thote se TikTok do te mbyllet plotesisht brenda dy javeve ne Shqiperi. Ai kerkon nje fitore te gjere ne zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se shqiptaret duhet ta bëjnë llogarinë me shkuarën dhe me te ardhmen.
Berisha: Rama, redaktori në përgjimet e Erion Veliajt. Manja, pjesë e kurthit në vendosen e çimkave
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, thote se “Redaktori” te cilit i referohet Erion Veliaj, sipas përgjimeve ambientale te SPAK-ut është kryeministri Rama. Ai akuzon ministrin Manja si pjese e kurthit per te përgjuar Veliajn.
Përcaktohet renditja në fletën e votimit. Koalicioni i Berishës i pari, PS e Ramës e pesta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi me short renditjen e Koalicioneve dhe Partive Politike ne fletën e votimit për 11 majin. Koalicioni i opozitës, i drejtuar nga Sali Berisha do te jete i pari, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, e pesta.
OBSH: Çdo 2 minuta humb jetën një grua shtatzënë. Shqipëria, me shifrat më të ulëta në rajon
Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se në çdo 2 minuta në botë humb jetën 1 grua shtatzënë ose që është në proces lindje. Te dhënat tregojnë se Shqipëria ka vdekshmërinë me te ulet ne te gjithë rajonin.
Tragjedia në RMV, tension në protestën e Koçanit. 14 të plagosur, në gjendje të rëndë
Tension dhe zemërim në protestën e zhvilluar në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku 59 persona humbën jetën nga zjarri në klubin e natës. Protestuesit shkatërrojnë lokalin e pronarit të klubit. 14 prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë.
Trump do të bisedojë nesër me Vladimir Putin. Diskutime për fundin e luftës në Ukrainë
Presidenti Trump do të bisedojë neser me Vladimir Putinin për fundin e luftës në Ukrainë. Shefi i Shtepise se Bardhe shpreson qe te gjeje dakordesi, duke paralajmëruar se mos-arritja e paqes do te ishte një lajm i keq per te gjithë boten.
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë me Anglinë, testohen të rinjtë
Kombëtarja shqiptare e futbollit nisi sot pergatitjet per ndeshjen e te premtes kundër Anglisë, per kualifikueset e kampionatit boteror. Sylvinho testoi disa te rinj, ndersa lojtarët thonë se do te zbresin ne fushe per te dhene maksimumin.