Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 24 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 24 Korrik 2024
PS-PD bien në konsensus për kodin, i hapet rrugë votës së diasporës. 1/3 e listave të deputëteve e mbyllur
PS e PD arrijnë konsensus për reformën zgjedhore, duke i hapur rrugë votës së diasporës. Teksa ka rënë herësi i 7 mijë votave, palët ranë dakord që vetëm 1/3 e listave të deputetëve të jetë e mbyllur. Lista e kandidatëve del 50 ditë para zgjedhjeve.
Mandati i Xhaçkës në “Venecia”. Çuçi: Kushtetuesja nuk mund të na imponojë votën
Socialistet do t’i drejtohen Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Bledi Çuçi thote se kushtetuesja nuk mund t’i imponojë deputetëve votën dhe se ajo tentoi të krijojë një normë të re kushtetuese.
Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe sërish në gjyq. Akuzohet për fshehje pasurie
Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe përfundon sërish në gjyq. Kësaj here SPAK e akuzon për fshehje pasurie, pasi nuk ka deklaruar një apartament në Vlorë, disa makina dhe një shumë të konsiderueshme parash.SHQIPERIA LEKUNDET NGA
Termeti. Sizmiologët: Nuk ka vend për panik. Janë të nevojshem, çlirojnë energji
Një tërmet me magnitudë 4.3 rihter goditi gjatë natës ultësirën perëndimore, teksa lëkundjet u ndjen deri ne Mal të Zi. Sizmiologët thonë se nuk ka vend për panik dhe se tërmete të tilla të vegjël janë të nevojshëm pasi çlirojnë energji.
/tvklan.al