Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 30 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 30 Korrik 2024

Parlamenti miraton ndryshimet në qeveri. Opozita bllokon foltoren

Kuvendi voton mes kaosit dekretet e presidentit Begaj për ndryshimet në qeveri. Deputetët e opozitës bllokuan flotoren

 Spiropali zgjidhet kryetare Kuvendi me 75 vota dhe në fjalën e saj të parë si kryeparlamentare fton opozitën për bashkëpunim

Situatë dramatike në Shëngjin. Zjarri përfshin disa banesa dhe biznese, evakuohen banorë e pushues

Situate dramatike nga zjarri në Shengjin. Flakët të favorizuara edhe nga era kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë disa banesa dhe rrezikojnë disa hotele të zonës. Kjo ka detyruar autoritetet te evakuojnë banoret dhe pushuesit

Hapet gara për portin e Porto Romanos. Rama: Investim strategjik, kapitull i ri për historinë e vendit

Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të Porto Romanos. 15 kompani kanë shfaqur interes për projektin që do të kushtojë 32.9 miliard lekë. Kryeministri Rama thotë se port i jep vendit fuqi të re për tregtinë dhe sigurinë në rajon.

Shqiptarët shpenzojnë më shumë se të huajt për pushime. Operatorët turistike: Burim kryesor të ardhurash

Shqiptaret shpenzojne me shume se turistet e huaj per pushime, duke u bere burim i rendesishem i te ardhurave. Operatoret turistike thone se te huajt vijne me paketa te prenotuara, cka i kufizon shpenzimet e tyre.

Nis operacioni për ekstradimin e Leonard Dukës. Forcat RENEA mbërrijnë në Belgjikë

Pas negociatash të gjatë, autoritetet belge kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e Leonard Dukës drejt Shqipërisë. Për këtë qëllim këtë të hënë drejt Brukselit ka udhëtuar një ekip i forcave RENEA për ta marrë atë në dorëzim.

/tvklan.al