Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 4 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 4 Gusht 2024

Zgjedhjet për kreun e bashkisë së Himarës, pritet të nisë numërimi i votave. Procesi, i qetë

Mbyllet votimi për zgjedhjen e kryetarit te ri të bashkisë së Himarës. Procesi u zhvillua i qetë, por kartat e skaduara të identitetit shkaktuan debat politik. Pjesëmarrja arrin mbi 37%. Pas dorëzimit të 36 kutive pritet të nisë numërimi i votave.

Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki. Mazniku: Nga 32 mijë lekë, minimum i ri shkon 70 mijë

Zbardhet skema e rritjes së pagave në të gjitha bashkitë e vendit. Ministri Arbjan Mazniku shpjegon se përfituesit kryesorë janë punonjësit e bashkive të vogla, të cilëve paga minimale do t’u ndryshojë nga 32 mijë në 70 mijë lekë, prej 1 shtatorit.

Rama: Fluksi i turistëve, tregues i transformimit të Shqipërisë. Të huajt, interes për Gjirokastrën

Kryeministri Rama thotë se shifrat zyrtare tregojnë rritje të ndjeshme të numrit të turistëve këtë vit dhe se ato janë tregues i transformimit të Shqipërise. Ndër destinacionet e preferuar për të huajt mbetet Gjirokastra.

SHBA e BE largojnë qytetarët nga Libani. Situatë e tensionuar mes Izraelit e Hezbollahut

Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të Bashkimit Europian u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani, nga frika e zgjerimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Atletja Luiza Gega nuk shkon ne finalen e Lojërave Olimpike të Parisit: Ju zhgënjeva!

Luiza Gega nuk arrin të kualifikohet për më tej në Lojërat Olimpike të Parisit, pasi u rendit e nënta në garën e 3 mijë metrave me pengesa. Atletja kërkon ndjesë për zhgënjimin dhe thotë se performanca ishte pasojë e një sëmundjeje që kishte kaluar.

/tvklan.al