Rusia mbështet Greqinë në kërkesën për 12 milje detare

Greqia mori sot bekimin e shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov për shtrirjen me 12 milje detare të hapësirës së saj detare në detin Jon. Sipas Lavrov, kjo parashikohet në Konventën e KB për Ligjin e Detit.

“Konventa parashikon shprehimisht të drejtën sovrane të të gjitha shteteve për të zgjeruar ujërat territoriale deri në 12 milje detare dhe përcakton parimet dhe metodat për caktimin e kufijve të Zonave ekskluzive ekonomike. Kjo vlen edhe për Mesdheun”.

Marrëdhëniet Athinë-Moskë kishin kaluar një periudhë veçanërisht të vështirë, në verën e vitit 2018, kur qeveria e Tsipras vendosi, pas presionit të fortë amerikan, dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe ndalimin e dy të tjerëve për të ndërhyrë në punët e brendshme në lidhje me Marrëveshjen e Prespës. Ndërkaq Kryeministri Mitsotakis tha në parlament se para vajtjes në Hagë do të përfundojnë procedurat ligjore për zgjerimin e zonës bregdetare në 12 milje në detin Jon. 

“Ne kemi arritur në parim një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Hagë pasi Greqia të këtë zgjeruar ujërat e saj në detin Jon nga 6 milje aktualisht në12 milje  E drejta për të zgjatur 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë. Qeveria jonë e Demokracisë së Re ishte e para që e bëri këtë, duke filluar në detin Jon”.

Gazeta e njohur greke To Vima zbulon sot faktin se ideja e lëvizjes së të dy palëve nga Athina drejt Gjykatës së Hagës ICC-së i ishte komunikuar, përmes kanaleve të sigurta diplomatike, një këshilltari të ngushtë të Edi Ramës përpara se kryeministri shqiptar të vizitonte në Athinë këtë verë, ku ai zhvilloi bisedime të gjera me Kyriakos Mitsotakis. Arsyetimi grek ishte se kjo lëvizje duhej se për shkak të “bllokadës” së Gjykatës Kushtetuese Shqiptare, shanset për të ringjallur Marrëveshjen e vitit 2009 ishin minimale. 

Nënshkrimi i dekreteve presidenciale për zgjerimin e zonës bregdetare dhe përshtatja përkatëse e hapësirës ajrore pas dekretit presidencial do të miratohen me tej me ligj ne parlament. Burime të larta diplomatike theksuan se afrimi me Shqipërinë është thelbësor për shkak të marrëdhënieve të saj të veçanta me Turqinë. Gjithsesi greket ende frikësohen nga roli që Turqia mund të luajë në këtë çështje qe nuk duhet të nënvlerësohet ashtu si edhe në vitin 2009.

Tv Klan