Në fjalimin e tij përpara Kongresit, Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti qëndrimin për të marrë kontrollin e Groenlandës, si një domosdoshmëri për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai tha se kontrollin mbi Groenlandën do ta marrë në një mënyrë a në një tjetër.
“Unë mendoj se do të arrijmë ta marrim kontrollin, në një mënyrë apo në një tjetër, ne do t’ja arrijmë. Kam gjithashtu një mesazh për qytetarët e Groenlandës. Ne mbështesim fuqimisht të drejtën tuaj për të përcaktuar të ardhmen tuaj. Dhe nëse zgjidhni, ne ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne do t’ju ofrojmë siguri. Do t’ju bëjmë të pasur”, tha Presidenti Donald Trump.
Groenlanda është territor autonim i Mbretërisë së Danimarkës, të cilin Trump dëshiron ta bëjë pjesë të SHBA-së.
Sondazhet tregojnë se shumica e groenlandezë kundërshtojnë bashkimin me SHBA, sikundër kërkojnë edhe pavarësinë nga Danimarka.
Ndërsa qeveria daneze ka thënë se Groenlanda nuk është në shitje dhe se ishulli arktik duhet të vendosë vetë për të ardhmen.
Pas fjalimit të Trump në Kongres, reagoi dhe ministri i Jashtëm i Danimarkës, i cili tha se pjesa më e rëndësishme në fjalën e Presidentin amerikan ishte fakti që vetë banorët duhet të vendosin.
Lokke Rasmussen theksoi se Danimarka dhe Groenlanda kanë interes të përbashkët me SHBA-në në lidhje me sigurinë në Arktik.
/tvklan.al