10 të vdekur dhe 30 të plagosur është bilanci paraprak i një ngjarjeje, në dukje sulm terrorist ndodhur në orët e para të Vitit të Ri në New Orleans në Shtetet e Bashkuara.

Një person goditi kalimtarët në orët e para të kësaj të mërkure me fuoristradë në Rrugën Burbon, e shquar për baret, restorantet dhe aktivitetet argëtuese. Autori është një 42-vjeçar i identifikuar si Shamsud Din Jabbar. Ai u ekzekutua ne vendin e ngjarjes nga policia, të cilës iu përgjigj me armë.

Në xhamin e pasmë të automjetit ka shenja plumbash. Policia lokale tha se ai synonte të kryente një masakër pasi hetuesit e FBI-së gjetën edhe një pajisje shpërthyese në zonë. Mes të lënduarve janë edhe 2 oficerë policie që u goditën nga makina e autorit.    

Ngjarja ndodhi në orët e para të Vitit të Ri, kur parashikohej një ndeshje e rëndësishme e ekipit qytetës të futbollit amerikan, që tërheq shumë tifozë. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Për ngjarjen reagoi edhe Presidenti Joe Biden dhe ai i zgjedhur DOnald Trump. Muajin e kaluar në një sulm të ngjashëm në Gjermani, një 50-vjeçar hyri në një treg Krishtlindjesh duke lënë 5 viktima dhe shumë të plagosur.

Tv Klan