Manchester City po përjeton një nga sezonet e tij më të komplikuara në vitet e fundit. Klubi tashmë ka filluar të mendojë për një të ardhme pa Pep Guardiolën.
Edhe pse trajneri katalanas së fundmi ka rinovuar kontratën edhe për 2 vite të tjera, në bordin drejtues është shtuar numri i atyre që mendojnë se ciki i tij tashmë ka marrë fund pas eliminimit në Ligën e Kampioneve dhe një paraqitje në Premier Ligë, ku skuadra nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
Sipas spanjolles “El Nacional”, Siti po shqyrton alternativat për të zëvendësuar Guardiolën dhe një nga favoritët është Xabi Alonso, trajneri i Bajer Leverkusen. Spanjolli me punën e bërë te skuadra gjermane, ka marrë vlerësime të mëdha dhe shikohet si një nga teknikët më të mirë të momentit në Europë.
Që nga ardhja e tij te City në vitin 2016, Guardiola ka ndërtuar një skuadër dominuese në Angli dhe Evropë duke arritur që të fitojë shumë tituj, duke përfshirë edhe Ligën e Kampioneve, aq shumë të dëshiruar nga tifozët në vitin 2023.
Por rezultatet e fundit e kanë përforucar idenë se te “Citysens” është koha për ndryshim. City gjendet në vend të katërt në Premier Ligë, ndërsa u eliminua në Plei-of nga Reali në Champions.
Së fundmi në reagimet e tij në media, Pep e ka pranuar se ciklit të tij mund t’i këtë ardhur fundi. Xabi Alonso i ka bërë për vete drejtuesit e Sitit me filozofinë e tij të lojës që përputhet në mënyrë të përkryer me identitetin e Cityt, bazuar në zotërimin e topit, presionin në gjysmëfushën kundërshtare dhe kalimet në fazat e shpejta mbrojtje – sulm.
Leverkusen është kthyer në një skuadër që konkurron për trofe të rëndësishëm. Për më tepër që eksperienca e tij te Liverpul, Real dhe Bajern Mynih e bëjnë atë një lider të respektuar. Por City nuk do të jetë skuadra e vetme e interesuar për Xabi Alonson. Në garë për shërbimet e tij është edhe Reali, që gjithashtu po mendon ta mbyllë kapitullin me Karlo Ançelotin në stol.
Klan News