Qazim Laçi po përjeton një moment fantastik në Superligën çeke. Mesfushori shqiptar shënoi një prej golave në fitoren që Sparta e Pragës regjistroi 2-1 ndaj Ceske Budajovice, teksa u zgjodh edhe lojtari më i mirë në këtë 90 minutësh.
Laçi realizoi golin që i hapi udhë fitores së kryeqytetasve. Mesfushori i kombëtares shqiptare arriti të realizojë dy gola në këtë sfidë, por vetëm njëri ishte i vlefshëm. Megjithatë, rrjeta e gjetur në minutën e 64-t ishte e vlefshme për 29-vjeçarin.
Ky ishte goli i dytë i mesfushorit kuqezi në kampionatin çek me fanellën e Sparta Pragës, në 19 paraqitje ndërsa meritoi notën 9.2 nga portali i specializuar i statistikave Sofascore.

Një performancë që e ndihmoi për t’u përfshirë edhe në formacionin ideal të javës në Superligën çeke. Laçi ishte katalizator i sulmeve të Spartës, teksa preku 61 herë topin dhe krijoi 3 raste për gol.
Lojë e mirë nga ana e 29-vjeçarit, i cili qëndroi në fushë përgjatë gjithë sfidës. Kjo formë e mirë kënaq edhe trajnerin e kombëtares Sylvinho, me mesfushorin që pritet të jetë në mesin e të ftuarve për takimet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Klan News