Marinela e mori më në fund një takim me Adrianon dhe këtë për t’i thënë se bashkë mund të jenë vetëm shokë. Shkak, fakti që Adriano mund të ikë në SHBA, aty ku jeton. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Adriano dhe Marinela janë dakord dhe ndihen shumë mirë që të qëndrojnë si shokë.

Marinela: Unë mendoj që vendet ku mund të njihen dy persona, mendoj se çdo gjë duhet të nisë si shoqëri. Jam vajzë që i bëj shokë çunat në fillim.

Adriano: Ne u duk sikur e filluam si luftë.

Marinela: Mes dy personave me sherr ose do bëhen shokë të ngushtë ose do dashurohen. Por në rastin tonë le të themi që është më shumë tek shoqëria sepse ti do ikësh dhe unë nuk kam ndërmend të dashurohem me ty.

Adriano: Ne kemi ardhur për shoqëri po ti pse ke ardhur këtu?

Marinela: Vij të njoh ty, bëhemi shokë dhe mund të dashurohemi. Problemi është këtu. Pse nuk e vazhdoj më tej? Sepse ti do ikësh.

Adriano: Ajo nuk është vetëm nga ty?

Marinela: Pastaj varet më merr apo jo ti?

Adriano: Po, por për momentin jemi tek pjesa shoqërore dhe jemi shumë mirë./tvklan.al