Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur sërish nga një tjetër masakër me armë në një shkollë.
Dy nxënës dhe dy mësues u vranë nga një 14-vjeçar në një shkollë të mesme në Georgia. 8 nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën.
Autori kishte qenë nën vëzhgimin e FBI-së e cila e kishte marrë një pyetje një vit më parë për shkak të publikimit të vazhdueshëm të armëve në rrjetet sociale.
Ai u vu në pranga dhe do të gjykohet si i rritur. FBI tha se në Maj të 2023 kishte marrë sinjalizime nga kërcënime në internet për një sulm në shkolla.
Për këtë edhe kishte marrë në pyetje 14-vjeçarin dhe babain e tij, por të dy mohuan të kishin ndonjë qëllim të keq.
Në shtëpi iu gjetën armë gjahu ndaj nuk u pa e arsyeshme të kryenin ndonjë ndalim. Motivi i krimit mbetet i paqartë.
14-vjecari u largua nga ora e algjebrës dhe u kthye në shkollë i armatosur duke hapur zjarr mbi kë i dilte para.
Ky është sulmi i 23-të në shkollat amerikane për 2024-ën që deri tani u ka marrë jetën 11 personave dhe ka lënë 38 të plagosur.
Tv Klan