Juan Carlos Flores po jeton ëndrrën e fëmijërisë tani në moshë madhore.

Ai ka krijuar një koleksion të shumëllojshëm lodrash që i ka ngjitur në automjetin e tij me të cilin udhëton nëpër rrugët e Meksikës. Flores shpjegon se pasioni për të koleksionuar lodra ka nisur nga dëshira për të patur shumë lodra kur ishte fëmijë.

“Dëshira e të pasurit shumë lodra është sepse nëna ime nuk kishte para për të na blerë lodra. Nuk është se ajo nuk më bleu asnjë. Për shkak se nuk kishte shumë para mund të më ketë blerë gjithsej një ose dy lodra gjatë fëmijërisë.”

Lodrat për të janë dëshmi e vështirësive të jetës dhe aftësisë për së tij për t’ia dalë mbanë. Pasi punoi në Teksas, si punëtor ndërtimi, Flores u deportua përsëri në Juarez. Ky episod i zbehu shpresat për të ardhmen por lodrat në një farë mënyre ishin ngushëllim i tij.

Teksa fëmijët dhe të rriturit shpesh ndalojnë për të admiruar koleksionin e tij, Flores e di se është një projekt personal, i nisur nga dëshirat e paplotësuara të së kaluarës, por  edhe një kujtesë se edhe përballë vështirësive, ka gjithmonë një zgjidhje.

Klan News