Ish e dashura e Kanye West, Amber Rose ka zbuluar arsyen pse reperi i vesh të dashurat e tij me rroba provokuese.
Ish-çifti ishte i lidhur nga viti 2008-2010. 41-vjeçarja e ka akuzuar dikur reperin se e ka quajtur “prostitutë”dhe e ka bullizuar.
Në podcast-in Club Shay Shay, Amber u pyet se çfarë mendon për veshjet e Bianca Censori, pas daljes së saj në tapetin e kuq të çmimeve Grammy me fustanin e tejdukshëm.








“Është Kanye që po e vesh ashtu. Po, ai bëri të njëjtën gjë me mua dhe Kim. Kështu është ai. Ai do që burrat e tjerë ta dëshirojnë gruan e tij. I pëlqen kjo. I pëlqen që burrat po jargaviten pas gruas së tij. E tërheq”. Sipas Rose, 47-vjeçari dëshiron që e dashura apo gruaja e tij të jetë më e lakmuara.
Amber pranoi edhe arsyen pse ajo pranonte të vishej siç ia kërkonte ai:
“Isha e re dhe po ia them Kanye tani, kur isha e re ishte në rregull, ti po më blen këto gjëra, dukem e bukur dhe e veçantë. Por nëse sheh fotot e vjetra të miat kur isha e lidhur me Kanye por dilja vetëm, vishesha me rrobat e tij. Xhinse të gjera, bluzë, xhup të gjerë. Hyja në garderobën e tij kur s’ishte në shtëpi. Vishja gjërat e tij sepse e urreja të vishesha si e përdalë. E urreja dhe rebelohesha kur ai s’ishte në shtëpi”.
Moderatori i kujtoi një episod kur Amber zgjodhi të vishte një fustan të tejdukshëm gjatë kohës që ishin ende të lidhur.
“Po, e bëra. Qava. Mbaj mend që qava. Ishim në Itali a Paris dhe mbaj mend që po qaja e debatoja me të duke i thënë që s’doja ta vishja. Ai më thoshte ti s’e kupton, është modë, unë jam gjeni. I thashë që në rregull, por prapë s’dua ta vesh dhe e vesha, më kryqëzuan në rrjet”.

Amber përfundoi duke thënë se tani nuk do ta vishte diçka të tillë./tvklan.al