Një autoambulancë u përplas me një automjet pranë Shkëmbit të Kavajës, duke shkaktuar disa të plagosur.

Sipas asaj që raporton korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi në momentin e aksidentit, brenda autoambulancës ndodhej një grua 64-vjeçare nga Berati, e cila po transportohej për në spital, e shoqëruar nga një i afërm dhe infermieri.

Si pasojë e përplasjes, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me një tjetër autoambulancë për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa në zonë është krijuar trafik i rënduar për shkak të ngjarjes./tvklan.al