Në librin e tij janë gjetur projektet për të dominuar jo vetëm në muzikë
Edhe pse ka plot 11 vite që ikona e muzikës pop, Michael Jackson, është ndarë nga jeta, nga këngëtari ka ende sekrete të pa zbuluara. Së fundmi, një libër që është bazuar në një ditar që ai mbante gjithnjë me vete kudo që shkonte, thuhet se Michael kërkonte të ishte i pavdekshëm.
Jo vetëm kaq, por ai kishte planifikuar që të pushtonte të gjithë Hollywood-in, për t’u bërë më pas një artist multimiliarder.
Libri me titullin “E vërteta”, tregohet se disa muaj përpara se të vdiste ikona e muzikës pop kishte deklaruar se do të bëhej një yll Hollivudi, deri aty sa shpresonte t’ia kalonte edhe Charlie Chaplin.
Qëllimi i Jackson ishte të fitonte mbi 20 milion dollarë në javë dhe këtë gjë do t’a bënte nëse do të realizonte një sërë aktivitetesh, ture muzikore dhe kontrata filmi. Sot e kësaj dite edhe pse ai ka vdekur, ajo që ka lënë pas mbetet e pavdekshme, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e muzikës duke frymëzuar mijëra njerëz.
Klan Plus