Mijëra turistë janë drejtuar në malin Etna për të parë shpërthimet spektakolare të vullkanit, por nga dyndja e madhe po bllokohen rrugët gjë që pengojnë shërbimet e shpëtimit të arrijnë tek ata që kanë nevojë për ndihmë.

Autoritetet italiane thanë se turizmi i ditëve të fundit në Etna po bëhet i egër dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm.

“Një skenë të egër me makina që grumbulloheshin nëpër rrugët e ngushta, një ndalim trafiku … dhe automjete të shpëtimit të paaftë për të kaluar. Ndërsa bie errësira, situata bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme, me rreziqe në rritje të rënieve dhe njerëzve që zhyten në dëborë”, shkruan në rrjetet sociale kreu i mbrojtjes civile rajonale të Siçilisë, Salvo Cocina.

Por paralajmërimi i tij duket se nuk u mor parasysh. Tetë persona, përshirë dy të mitur humbën jetën gjatë ekspeditës dhe trupat e tyre u gjetën vetëm disa orë më vonë, gjithashtu një 48-vjeçar kishte pësuar thyerje të këmbës gjatë rrëzimit dhe 4 të tjerë ishin zhdukur.

Autoritetet përkatëse paralajmëruan turistët të qëndrojnë të paktën 500 metra larg nga llava vullkanike, por sërish askush nuk e ka marrë parasysh.

Në rrjetet sociale qarkullojnë video, ku tregojnë njerëzit që janë vetëm disa centimetra larg zonës së rrezikut.

“Kam parë shumë foto dhe video të njerëzve në mënyrë të rrezikshme afër frontit, madje edhe duke bërë ski,” tha Carlo Caputo , kryebashkiaku i Belpasso. “Megjithëse vizualisht goditëse, ajo i ekspozon ata ndaj rreziqeve serioze, pasi llava, duke ndërvepruar me borën, mund ta avullojë atë në çast dhe, me energjinë termike të lëshuar, mund të flakë me dhunë fragmente ose gurë.”

/tvklan.al