Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u është përgjigjur interesit të deputetëve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për çështjen e shitjes dhe mbledhjes së kredive të pakthyera.
Sejko u shpreh se 90% e kredive janë në proces gjyqësor dhe kompetencat e Bankës Qendrore për të ndërhyrë janë të kufizuara.
Guvernatori Sejko bëri të ditur se janë 5 subjekte të licencuara për blerjen e kredive me probleme, teksa parashtroi nevojën për disa ndryshime të tjera ligjore, që lidhen me problemet për mbledhjen e kredive të papaguara.
Lidhur me reagimin e vonuar të Bankës së Shqipërisë për t’i revokuar licencën këtij subjekti, Sejko tha se u bë vetëm për të mbrojtur klientët.
Tv Klan