Në të gjitha kishat katolike shqiptare janë mbajtur lutje të posaçme për shëndetin e Papa Françeskut. Mesha e shenjtë në katedralen e Shën Palit në Tiranë u mbaj nga Imzot Arjan Dodaj.

“Lutja e popullit të Zotit në mbarë botën me të vërtetë këtij njeriu të shpresës jep atë forcë të nevojshme që ta udhëheqi popullin e vet në këtë vit jubilar. Andaj besojini mëshirës hyjnore, lutuni për Papën me mirënjohje, dashuri, shpresë dhe paqe”, shprehet Imzot Arjan Dodaj.

“Zotit i lutem shumë që ta ruajë shëndetin , të ketë jetë, që të udhëheqë kishën e shenjtë”, shprehet një besimtar.

“Ne jemi nga Italia dhe për ne Papa Françesku ka një rëndësi të vecantë. Duke qenë në Tiranë iu bashkuam meshës së shenjtë në Shqipëri me lutje për Papa Franceskun për shërim të shpejtë”, thotë një besimtare shqiptare.

“Sot ditë e madhe, ja kushtojmë Papës dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë”, thekson një besimtar tjetër.

Lutje për Papa Françeskun janë mbajtur edhe në meshën e së dielës në katedralen Shën Shtjefni në Shkodër.

“Para së gjithash të përmbushet vullneti i tij në jetën e tij dhe të çdokuj sepse është gjithmonë për të mirën njerëzore, por edhe t’i rikthejnë shëndetin sepse ka nevojë për shembuj për dëshmi të tilla”, shprehet Dom Vlash Palaj.

Apeli për lutje për Papën u bë nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë pas rëndimit të shëndetit të Atit të Shenjtë.

Tv Klan