Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në një takim zyrtar sot homologun slloven, Bostjan Poklukar.
Dy ministrat e Brendshëm dakordësuan në takimin e mbajtur në Tiranë, se vetëm bashkëpunimi i ngushtë mes gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e më gjerë, mbetet kyç për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në hetimin e të gjitha formave të krimit të organizuar.
Balla dhe ministri slloven Poklukar folën gjithashtu për thellimin e bashkëpunimin në luftën ndaj migracionit të paligjshëm.
Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Sllovene, sipas tyre, do të ndihmojë në luftë efikase kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik si dhe kundër narkotikëve.
/tvklan.al