Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot duke mbështetur deklaratën e mëparshme të Presidentit Emannuel Macron tha se në Ukrainë duhet të vendoset një armëpushim një-mujor për të treguar nëse Predisenti rus Putin do të veprojë me mirëbesim.

Armëpushim do të përfshijë sulmet nga ajri, deti dhe sulmet në infrastrukturën kritike.

Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë kjo provë e armëpushimit një-mujor do të tregojë edhe seriozitetin që Presidenti Putin ka në fillimin e një marrëveshje afatgjate për vendosjen e paqes në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm francez tha se pas tensioneve që ndodhin në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë presidenti Zelensky dhe Donald Trump duhet të jenë të gatshëm për një ritakim të dytë të qetë.

Europa dhe SHBA-ja ja në përpjekje të madhe që mes Ukrainës dhe Rusisë të arrihet një marrëveshje paqeje duke mbrojtur interesat e secilës.

Të premten e 28 Shkurtit Presidenti Zelensky udhëtoi drejt SHBA dhe zhvilloi një takim me Presidentin Donald Trump, por pa sukses për shkak përplasjeve të forta që ndodhën mes tyre.

Dy ditë më vonë, më 2 Mars Kryeministrin britanik thirri liderat e Europës dhe Zelenskyn në një samit në Londër për një marrëveshje të mundeshme paqeje. Liderat europianë thanë se do të punojnë për një plan paqeje dhe do ta diskutojnë më pas me SHBA.

/tvklan.al