Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat bën të ditur se lidhur me regjistrimin e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet në 11 Majit janë regjistruar 218 zgjedhës ku 42 mijë janë refuzuar.

Celibashi ka deklaruar se data 9 Mars mund të jetë afati i fundit për regjistrim, pasi duhet shpallur lista paraprake. Nga ana tjetër, Celibashi theksoi se PS lidhur me shtyrjen e afateve për regjistrimin e emigrantëve me 2-3 ditë ka qëndrimin se kjo gjë nuk do të ndryshonte situatën dhe nuk do të bënte një diferencë të madhe.

Ndër të tjera kryekomisioneri Celibashi thotë se periudha nga 11 Janari ka qenë një kohë e mjaftueshme për votuesit nga jashtë që të mund të regjistroheshin.

“Personalisht për mua nuk do të ksihte asnjë lloj problemi, por besoj është e thjehstë për tu kuptuar ne tashmë i kemi 42 mijë votues që e kanë krijuar një llogari dhe vetëm sikur kjo masë që mendoj që është e pamundur që këtë numër ta kontaktojmë në mënyrë direkte, por sikur këtë masë ne ta akomodojmë nëpërmjet asistimit të riaplikimit do ta risnim dhe kemi bërë një shërbim të mirë për çështjen e nurmit të votuesve nga jashtë, ndërsa për pjesën tjetër për mendimin tim personal nuk do të kishte asnjë lloj problemi për sa kohë tre dit mund të shërbenin për dikë, prap do të duhet ta pranojmë që kemi nisur në 11 Janar dhe ka qenë kohë e mjaftueshme për këdo që të kiste mundësi të aplikonte. Nuk mendoj që do të zgjidhet problemi për tre ditë. Nuk është se pritshmëritë do të jenë të tilla që në këto tre ditë ata që do të donin nuk e patën mundësinë në këtë periudhë. Ne do të shikojmë sot trendin e aplikimeve. Deri më tani numrin më të madh të kërkesa e kemi të shtunën dhe veçanërisht të dielave”, thekson Celibashi.

Gjithashtu Celibashi u ndal edhe tek operatori shpërndarës për të cilin u shpreh se do të ftojnë të gjithë operatorët ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri.

“Jo për arsye të tjera por për arsye të ligjit ne nuk e ftojmë operatorin shqiptar të shërbimit postar pra Postën Shqiptare, por do të ftojmë të gjithë operatorët ndërkombëtar që për fat më të mirënjohurit kanë përfaqësitë e tyre edhe në Shqipëri. Do të ftojmë ata për të qenë pjesë të procedurës së përzgjedhjes. Ligji e detyron KQZ që të operojë në këtë mënyrë dhe zgjedhja e Postës Shqiptare do të jetë vetëm në kushtet kur nuk do të kemi mundësi të përzgjedhim një operator privat të mirënjohur të shërbvimit postar. Ndaj kërkesa jonë e parë do t’i drejtohet shërbimeve postare ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, thotë Celibashi./tvklan.al