Mbrëmjen e së dielës, më 2 mars, policia e Prishtinës ka njoftuar gjetjen e trupit të pajetë të Mentor Palokajt, vëllai i reperit Viktor Palokaj i njohur ndryshe si Unikkatil. I ndjeri ishte 42 vjeç.

Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për mediat.

Në raportin 24-orësh, policia ka njoftuar se në banesën e viktimës është gjetur një armë zjarri dhe substancë e dyshuar narkotike. Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

Miq dhe shokë të Mentor Palokajt kanë reaguar lidhur me ngjarjen duke shprehur tronditjen. Nga ana e Unikkatil, nuk ka ende një deklaratë.

I ndjeri ishte anëtar i grupit të famshëm “The Bloody Alboz”, me nofkën Tee. Dy vëllezërit kishin disa bashkëpunime të publikuara ndër vite./tvklan.al