Këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme janë paraqitur 15 persona të stafit të Universitetit të Bujqësorit, për të cilët Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë “detyrim për tu paraqitur pranë oficerit të BKH”.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se nga 24 masa sigurie që SPAK lëshoi, 4 prej tyre kanë karakter shtrëngues “arrest me burg”, 4 të tjerë u lanë në masën “arrest në shtëpi” dhe pjesa tjetër do të hetohet në masa lehtësuese.
Ndërsa masa “arrest në burg” për Piro Zoga nuk është ekzekutuar ende për shkak se ky i fundit ndodhet jashtë territorit.
Kjo është hera e parë që stafi i Universitetit Bujqësor zbatojnë masën. Me vendim të GJKKO ata duhet të paraqiten të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 11:00.
/tvklan.al