“Jemi të angazhuar të ulim borxhin dhe të nxisim punësimin”
Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një reagim pas publikimit të raportit të Bankës Botërore, shprehet se vlerësimet e bankës për një rimëkëmbje ekonomike 5% vitin e ardhshëm është në të njëjtat parashikime me ato të qeverisë shqiptare.
Ministria thotë se heqja e taksave për biznesin e vogël duke përfshirë dhe TVSH-në vitin e ardhshëm do të eliminojë kontrollet tatimore nga biznesi i vogël.
Po ashtu qeveria thotë se mbetet e angazhuar të ulë borxhin në kuadrin afatmesëm dhe të mbështetë programet për nxitjen e punësimit.
Tv Klan