Al Ittihad, skuadër ku u transferua mbrojtësi shqiptar, Mario Mitaj, triumfoi me shifrat e thella 7-1 në kampionat ndaj Al Wehda.

Futbollisti kuqezi, nuk ishte i grumbulluar në këtë takim, për shkak se u bashkua vonë në grumbullim me ekipin, pas ndeshjeve të Shqipërisë.

Në fitoren me shifrat e thella, shkëlqeu sulmuesi francez, Karim Benzema. Ish-futbollisti i Real Madrid, shënoi tripletë golash, duke kondirmuar se po kalon një moment të mirë.

Ky triumf e ngjit skuadrën e Al Ittihad në krye të renditjes me 9 pikë, po aq sa edhe ndjekësit e Al Hilal. /tvklan.al