Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në TV Klan ishte moderatori i njohur nga Kosova Labinot Gashi.
Ai foli për situatën e krijuar në Kosovë si pasojë e pandemisë dhe u shpreh se është një situatë jashtëzakonisht e vështirë.
Labinot Gashi: Nuk e di se çfarë po ndodh, nuk e dimë as vetë se çfarë po ndodh, ja që sot po e presim gjithçka. Këtu po ballafaqohemi me një situatë jashtëzakonisht të rëndë, që po ballafaqohet e gjithë bota. Kurse institucionet tona po merren me rrëzimin e qeverisë, a bie qeveria, apo nuk bie qeveria, nuk gjejnë gjuhë të përbashkët Kryeministri me Presidentin. Në fakt nuk e di, po shkon një lëmsh politik.
Gashi shton se është për t’u përgëzuar edhe ndërgjegjësimi i njerëzve për të qëndruar në shtëpi.
Labinot Gashi: Mua më vjen mirë që populli shqiptar po qëndron në shtëpi, definitivisht është për një lavdërim të madh, edhe një duartrokitje të madhe për çdo familje shqiptare, që u mobilizuan dhe po qëndrojnë në shtëpi./tvklan.al