Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për qetësi dhe vigjilencë në lidhje me virusin e Nilit Perëndimor. Eksperët shëndetësorë rekomandojnë që të zbatohen masat mbrojtëse.
“Qëndroni të qetë, por vigjilentë. Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse.”
Më tej, ministria thotë se infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara teksa shton se vetëm 20% shfaqin simptoma dhe përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda.
“Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda.”
Shërbimet shëndetësore kanë marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin.
“MSHMS sëbashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin.”
Pas 13 vitesh është rikthyer virusi i Nilit në Shqipëri. Sipas ekspertëve të ISHP, deri tani në vendin tonë janë regjistruar 3 humbje jete dhe 17 të infektuar si pasojë e këtij virusi.
Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka thënë se personat që kanë humbur jetën kanë qenë të moshuar mbi 70 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese./tvklan.al