”Detyrimi dëmtoi besimin e njerëzve tek injeksionet”
Entoni Fauçi, kryearkitekti i vaksinimit të detyrueshëm anti-COVID pranon për të parën herë se kjo masë bëri më shumë dëme sesa të mira. Në një intervistë për Nju Jork Tajms, ish-këshilltari i presidentit amerikan për mjekësinë thotë vaksinimi i detyruar vuri në dyshim qëllimet e mira të procesit të imunizimit masiv të popullatës, që synimin e vetëm kishte frenimin e përhapjes së virust vdekjeprurës.
“Në mënyrë paradoksale kishte njerëz të pavendosur për vaksinimin, të cilët menduan “Pse po më detyrojnë ta bëj këtë?” Kjo u kthye në kundër-produktive.”
Ish-drejtuesi i Institutit Kombëtar amerikan për Sëmundjet Infektive shprehet madje se dyshimet që ngriti politika e vaksinimit me detyrim, dëmtuan rëndë besimin e popullatës tek vaksinat, aq sa shumë njerëz po refuzojnë edhe ato vaksina që më parë nuk viheshin në dyshim për të mos u bërë, si mbrojtëse nga sëmundje shumë herë më vdekjeprurëse se COVID-i. Rol në nxitjen e këtyre dyshimeve, sipas Fauçit ishin edhe masat kontradiktore gjatë pandemisë, kur fillimisht u tha se maska nuk ishte e nevojshme e më pas u bë e detyrueshme.
Tv Klan