20 milionë persona humbën jetën në 3 vite
Shkalla e vdekshmërisë nga Covid ka rënë dhe virusi vdekjeprurës nuk përfaqëson më një emergjencë globale shëndetësore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi rekomandimin e komitetit të emergjencës dhe njoftoi këtë të premte se pas gati tre vitesh pandemi tashmë bota nuk është më në emergjencë shëndetësore për shkak të Sars Cov 2.
Megjithatë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom në deklaratën e tij për mediat tha se edhe pse COVID-19 më nuk është emergjencë globale shëndetësore, kjo nuk do të thotë se sëmundja është zhdukur.
Rastet e para me sëmundjen COVID-19 u regjistruan në fund të vitit 2019 në Uhan të Kinës, për t’u përhapur me pas në të gjithë botën.
Sipas kreut të OBSH-së në 3 vite pandemi zyrtarisht kanë humbur jetën rreth 6.9 milionë persona, por për të, shifra reale llogaritet të jetë rreth 20 milionë.
Ndërkohë që në Shqipëri gjatë këtyre tre viteve pandemi u infektuan rreth 334 mijë persona dhe humbën jetën 3602 prej tyre.
Tv Klan