Shkencëtarët që studiojnë llojin e ri të lisë së majmunëve që është përhapur nga Republika Demokratike e Kongos thonë se virusi po ndryshon më shpejt se sa pritej dhe shpesh në zonat ku ekspertëve u mungojnë fondet dhe pajisjet për ta gjurmuar siç duhet. Kjo do të thotë se ka shumë të panjohura për vetë virusin, ashpërsinë e tij dhe mënyrën se si po transmetohet.
“Lia e majmunëve po evoluon me shpejtësi. Fakti që lloji i këtij virusi kladi 2b evoluoi gjatë një periudhe prej pesë vjetësh dhe tani po përhapet me shpejtësi. Nuk jemi shumë të sigurt se çfarë lloji i ri do të shfaqet në të ardhmen.”
Lia e majmunëve ka qenë një problem i shëndetit publik në pjesë të Afrikës që nga viti 1970, por mori pak vëmendje globale derisa u rrit ndërkombëtarisht në vitin 2022, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të shpallë një emergjencë shëndetësore globale. Tani, një lloj i ri i virusit, i njohur si clade Ib, ka sërish vëmendjen e botës pasi OBSH tha në fillim të këtij muaji se përhapja e shpejtë e tij në Kongo dhe në vendet fqinje është një emergjencë e re shëndetësore.
“Jam i shqetësuar sepse ky është tani një infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe ne kemi parë se si infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të përhapen në Afrikë. Ne nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg. Ajo që duhet të bëjmë, është të përpiqemi dhe të marrim të gjitha masat për të parandaluar që ky virus të përhapet në shkallë të gjerë.”
Për shumë ekspertë shpërthimet në rritje të lisë së majmunëve në Afrikë që shkaktuan deklaratën e urgjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë kryesisht rezultat i dekadave të neglizhencës dhe paaftësisë së komunitetit global për të ndaluar epidemitë sporadike midis një popullate me imunitet të vogël.
Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë rregjistruar më shumë se 22,800 raste dhe 622 vdekje në kontinent dhe se infeksionet janë rritur 200% në javën e fundit. Shumica e rasteve dhe vdekjeve janë në Kongo, ku shumica e infeksioneve janë te fëmijët nën 15 vjeç. SHBA-ja të martën dhuroi 10,000 doza të vaksinave për linë e majmunëve në Nigeri, duke i bërë vaksinat të parat që mbërrijnë në Afrikë që nga shpallja e emergjencës globale.
Klan News