Sulmuesi i kombëtares së Kosovës është dalluar të Lille duke tërhequr vëmendjen e kampionëve

E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë në Serie A. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës pëlqehet nga kampionët e Italisë, Napoli. Drejtuesit e shikojnë atë si zëvendësuesin e Lozanos, në rast se meksikani vendos të largohet në verë.

Sulmuesi dardan i krahut është pjesë e ekipit të Lilës, ndërsa ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë.

Ai ka kontratë me ekipin francez deri në qershor të 2026.

“Të kaltrit” e shikojnë si një investim të goditur, pasi kartoni i tij shkon deri në 10 mln euro.

Nëse transferohet, Zhegrova do të jetë lojtari i dytë i kombëtares së Kosovës që luan te Napoli, pas Amir Rrahmanit, që fitoi titullin kampion në këtë sezon.

Për sulmuesin e Lille, interesim ka edhe nga Milani. Kuqezinjtë kanë një marrëdhënie mjaft të mirë me klubin francez dhe negociata priten në verë. Drejtuesit e Milanit e shikojnë 24-vjeçarin si zëvendësuesin e Messias, i cili e ka zhgënjyer trajnerin Pioli në këtë sezon.

Klan News