Jill Biden e trajton bashkëshortin e saj si një fëmijë. Të këtij mendimi janë ndjekësit në rrjetet sociale që kanë reaguar pas kësaj video ku Zonja e Parë komplimenton bashkëshortin e saj pas debatit të parë presidencial. Biden mori pjesë në një ngjarje në Atalanta ku ishin mbledhur mbështetësit e tij. Sipas Daily Mail, gruaja e tij Jill e ndihmoi të dilte në skenë dhe më pas e përgëzoi për performancën e tij në debat, duke i thënë se ia doli shumë mirë.


Megjithatë, mënyra me të cilin ajo iu drejtua para të pranishmëve shkaktoi reagime, pasi u kujtoi shumë njerëzve mënyrën se si një grua e rritur i flet një fëmije për ta inkurajuar atë.

Joe, je shumë mirë. I je përgjigjur të gjitha pyetjeve. Ti i dije të gjitha informacionet”, shihet Jill Biden duke i thënë burrit të saj në këtë video që u bë virale.

Edhe momenti kur Biden largohet nga debatI me Donald Trump, i ndihmuar nga gruaja e tij, ka shkaktuar gjithashtu komente në internet që theksojnë se presidenti është shumë I moshuar për të marrë një mandat të dytë.

Klan News