Ish-shefi i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, Gazmir Preçi u dërgua në gjyq nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e korrupsionit.
Në një njoftim zyrtar, SPAK thotë se Preçi i ka marr 10 mijë Euro pronarit të një lokali me muzikë live në Durrës në mënyrë që të mos shkonte për kontroll. Në këtë lokal ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.
Ish-shefi i Trafiqeve në Policinë e Durrësit u arrestua nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Gusht të 2024, sapo mori shumën prej 10 mijë Eurosh nga pronari i lokalit të natës, që është dhe personi që e kallëzoi.
Tv Klan