Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Dita e Verës, detajet pikante që nuk u panë gjatë festimeve

Dita e verës është festë zyrtare prej disa vjetësh tashmë. Në Elbasan dhe Tiranë u organizuan aktivitete të ndryshme festive, me këngë, hare e sigurisht ballokumen, simbolin e festës.Detajet më pikante të festës së verës i sjellim në “Stop”.

Me diabet, pacientja s’bën dot analizat, sistemi punon vetëm pak minuta

Thëllënza Langa nga Çerma e Lushnjes, prej 10 vitesh vuan me diabet dhe duhet të bëjë analizat dy herë në vit në laboratorin e poliklinikës Lushnje. Për këto kontrolle, i duhet, që të marrë kodin nga sistemi, që nxjerr mjeku i familjes. Por ajo thotë, se prej kohësh, mjeku Thoma Biti nuk po e pajis me kod, ndaj nuk po bën dot analizat. Mjeku i familjes thotë, nuk ka mundur të kapë linjën në sistem, sepse sa e kanë hapur, e kanë mbyllur sërish. Gazetarja pyet edhe mjekë të tjerë, disa prej të cilëve e kishin kapur për pak momente sistemin, e të tjerë jo, sepse fondet për të hapur kodet, janë të limituara dhe në ato pak minuta nuk ishte e mundur, që të mbuloheshin të gjithë pacientët.Pas interesimit tonë, shoqërojmë Thëllënzën tek Laboratori i Spitalit, ku ajo bën menjëherë analizat.

Si në pronë të vet, drejtorë mbetësa mbajnë peng pozicionet në shkolla

Në 19 dhjetor 2024 treguam, sesi në shkollën 9 vjecare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë të Durrësit, drejtoresha Elena Durmishimbante peng pozicionin, megjithëse ka rezultuar 3 herë mbetëse në provimin për licensen në shkollën e drejtorëve. Ndërsa në shkollën e mesme të bashkuar, “Rexhep Mezini” në Ishëm, drejtori emëron nëndrejtoreshën pa konkurs. Rikthehemi pas 4 muajsh dhe situata nuk ka ndryshuar, madje është përkeqësuar. Mësuesja mbetëse vazhdon në shkollë, në pozicion drejtues. Drejtori Altin Dervishaj,thotë, që nuk e ka bërë procedurën e zgjedhjes, pasi ra numri i nxënësve në janar dhe do e paguajë si nëndrejtoreshë. Në Drap Durrës specialisti Redi Biturku, na tha, që drejtori do të kalojë në komision disipline për veprimet në shkollë. Ne iu drejtuam shkollës së drejtorëve, ku na sqaruan, se ata, që ngelin në 3 raunde kanë edhe një mundësi të fundit, që të ndjekin të gjithë ciklin 1 vjecar.