Më 19 dhjetor 2024 emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi në shkollën 9 -vjeçare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë të Durrësit, drejtoresha Elena Durmishi mbante peng pozicionin megjithëse ka rezultuar 3 herë mbetëse në provimin për licencën në shkollën e drejtorëve. Ndërsa në shkollën e mesme të bashkuar, “Rexhep Mezini” në Ishëm, drejtori emëron nëndrejtoreshën pa konkurs.
“Stop” rikthehet pas 4 muajsh dhe situata nuk ka ndryshuar, madje është përkeqësuar. Mësuesja mbetëse vazhdon në shkollë në pozicion drejtues. Drejtori Altin Dervishaj thotë që nuk e ka bërë procedurën e zgjedhjes, pasi ra numri i nxënësve në janar dhe do e paguajë si nëndrejtoreshë.
Në Drap Durrës specialisti Redi Biturku tha që drejtori do të kalojë në komision disipline për veprimet në shkollë. “Stop” i drejtohet shkollës së drejtorëve ku sqaruan se ata, që ngelin në 3 raunde kanë edhe një mundësi të fundit që të ndjekin të gjithë ciklin 1-vjeçar./tvklan.al