Snapchat po prezanton për herë të parë AI Lenses, është shprehur kompania ekskluzivisht për TechCrunch.

Lenses funksionojnë falë modelit të integruar të gjenerimit të videove. Tre AI Video Lenses të reja janë të disponueshme për abonimin me pagesë, Snapchat Platinum që kushton 15.99 dollarë në muaj.

Snapchat është parë si lider në Artificial Reality, por vitet e fundit, ashtu si shumë kompani, ka investuar në Inteligjencën Artificiale. Me këto modele të reja videosh, Snapchat po përqafon IA që të vazhdojë të jetë konkurrues dhe t’u japë përdoruesve opsione që nuk janë ende të disponueshme nga rivalët si Instagram apo TikTok.

Tri efektet e para sapo janëë publikuar dhe kompania planifikon që çdo javë të shtojë ‘arsenalin’. Efektet korrespondojnë në “Rakun” dhe “Dhelpër” ku nëse klikohen, dalin këto kafshë që përkëdhelen pranë jush. “Lulet e pranverës” gjeneron një efekt ku duket sikur mbani një buqetë.

Për t’i provuar, mund të hyni në karuselin e Lens. Zgjidhni dhe më pas fotografoni përmes kamerës së përparme ose pasme. Kjo do të gjenerojë videon dhe do ta ruajë automatikisht te “Memories”.

Snapchat thekson se ka kuptim që kompania të përdorë Inteligjencën Artificiale për  Lenses, i cili është një opsion që përdoruesit e kanë përqafuar prej vitesh.

Në të shkuarën, Snap ka përdorur mjete të OpenAI dhe Google për ta bërë këtë, por tani po krijon  modelet e veta të integruara.

Muajin e shkuar, kompania prezantoi një model kërkimi imazh-tekst për pajisjet celulare që do të aplikohet në disa opsione të Snapchat në muajt në vijim. Platforma tha se duke aplikuar këtë teknologji, komuniteti do të mund të përdorë mjete të Inteligjencës Artificiale me cilësi të lartë dhe kosto më të ulët./tvklan.al